Gareth Bale në histori, regjistron ndeshjen numër 100 me Uellsin
Uellsi fitoi 5-1 ndaj Bjellorusisë, renditet në vend të dytë të grupit E dhe është një hap larg sigurimit “play-off”, duke e mbajtur ndezur ëndrrën për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.
Gareth Bale luajti vetëm në pjesën e parë, dhuroi asistin e golit të dytë dhe vendosi një rekord fantastik me kombëtaren e tij.
Kapiteni dhe ylli i Uellsit regjistroi ndeshjen numër 100 me kombëtaren ishullore, gjatë së cilave ka gjetur 36 herë rrugën e rrjetës.
Opta shkruan se 32-vjeçari është lojtari i dytë në histori që arrin shifrën e 100 ndeshjeve me Uellsin. Sulmuesi i Real Madrid foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Jam i lumtur, u ndjeva mirë duke luajtur, edhe pse më duhet të gjej ritmin e ndeshjeve, që nuk është e thjeshtë.
45 minuta më mjaftuan, gjithçka ishte nën kontroll dhe ishte programuar të dilja pas pjesës së parë”, deklaroi Gareth Bale.




