Video/ Rrahmani bën “bomberin”, Zhegrova shpërdoron në fund, Kosova merr pikë në Athinë
Kosova shmang humbjen ndaj Greqisë në ndeshjen e fundit në grup, por jo vendin e fundit, që në fakt ishte vendosur me humbjen ndaj Gjeorgjisë. Dardanët barazuan 1-1 në Athinë, ku edhe mund të kishin fituar, pa “vjedhur” asnjë, nëse Zhegrova dhe Vojvoda, në fund, do të ishin treguar më të saktë në konkludim. Dy barazime identike me përfaqësuesen helene, 1-1 në Prishtinë dhe Athinë, me këtë rezultat të fundit që jep shpresë për ndryshimin e situatës në fushatën e ardhshme eliminatore.
Greqi – Kosovë 1-1 (Masouras 44’/ Rrahmani75′)
90+4′ – Bën heroin Aro Muric me një pritje vendimtare, që shmangu humbjen e Kosovës.
89′ – Kosova shpërdoron një tjetër rast i artë, këtë herë nga Vojvoda, që nuk shënjestron si duhet me kokë.
88′ – E pabesueshme rasti u humbur nga Zhegrova! Futbollisti dardran shtrin në tokë disa futbollistë kundërshtarë, tenton një gol të madhj, por nuk ia del.
85′ – Muric kontrollon pa problem goditjen e Mantalos nga një pozicion i volitshëm.
76′ – Zhegrova vallëzon mes mbrojtjes greke, i jep mundësi Valon Berishës të godasë, por topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën.
75′ – Gooool! Barazon Kosova. Pas një pritjeje vendimtare të portierit Muric, rreziku kalon në portën e Greqisë, me Rrahmanin që bën “bomberin” pas krosimit të Zhegrovës, 1-1.
66′ – Çfarë hunbasin vendësit! Tsimikas fut një top që parakalon tërë zonën, por për fatin e mirë të dardanëve nuk devijohet nga dy lojtarë të Greqisë.
65′ – Dominim i Greqisë me fillimin e pjesës së dytë, por dardanët shmangin golin e dytë, si në rastin e goditjes së Mantalos, që përfundon jashtë.
45+1′ – Përfundon një minutë shtesë, Kosova shkon në dhomat e zhveshjes në disavantazh.
44′ – Gooooool!Zhbllokohet sfida pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve. Topi i harkuar nga Pelkas gjen Masouras, që devijon me kokë drejt rrjetës, 1-0.
38′ – Tjetër mundësi për Rashicën, që ka mundësi të shënojë, por godet dobët.
33′ – Vjen rasti i parë i rrezikshëm për Kosovën, me Rashicën që krijon hapësirën pë të goditur, por mbi tra.
30′ – Greqia fiton një goditje të lirë pranë zonës, por ndaj tentativës së Tsimikas reagon bukur Muric, që mban rrjetën të paprekur.
10′ – Me fat Kosova, Bouchalakis godet traversën me një gjuajtje nga jashtë zonës.
6′ – Rashica gjen hapësirë nga e djathta e sulmit, futet në zonën por në momentin e fundit i ndërhyn një mbrojtës. Goditje këndi për Kosovën, që e ekzekuton Berisha por pa rrezik.
Nis ndeshja në Athinë, dardanët kërkojnë rezultat për krenari.
Formacionet:
Greqia: Vlakodimos, Andrutsos, Hatzidiakos, Gutas, Tzavelas, Pelkas, Bukalakis, Tsimikas, Masuras, Duvikas, Mantalos.
Trajner: Xh. Van’t Ship
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Idrizi, Shala, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi.
Trajner: P. Gliha

Shifra dhe fakte:
-Kosova pas 7 ndeshjeve në grupin B pozicionohet në vendin e fundit me 4 pikë dhe për të kaluar Gjeorgjinë dhe për t’u renditur e 4-ta i duhet një fitore me 4 gola diference ndaj Greqisë, diçka e pamundur për t’u realizuar.
-Kjo e sotmja do të jetë përballja e 4-t mes Kosovës dhe Greqisë në më pak se dy vjet, me dardanët që në 3 ndeshjet e mëparshme mes Nations League dhe eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 kanë regjistruar 2 barazime dhe 1 humbje.
-Greqia edhe në rast suksesi ndaj Kosovës nuk mund të shkojë më tepër se vendi i 3-të në grupin B.
-Shënuesi më i mirë i Greqisë në këto eliminatore është mesfushori i Trabzonspor Bakasetas ndërsa goeladori i Kosovës është Vedat Muriqi po me 3 finalizime me sulmuesin e Lazios që ka realizuar 75% të golave të dardanëve në grup.



