Premier League

Arsenali pranon gabimin trashanik me Nicolas Pepen

Goli paguhet dhe paguhet shtrenjtë, por se sa shtrenjtë duhet pyetur Arsenali. Klubi londinez pagoi 80 milionë euro për Nicolas Pepen në vitin 2019, një blerje rekord për londinezët. Arsyeja ishte e thjeshtë: futbollisti nga Bregu i Fildishtë, një mesfushor shumë i shpejtë dhe me aftësi finalizuese, kishte mundur të shënonte 23 gola për Lille. Por e vërteta është se performancat e tij në Londër janë poshtë pritshmërive.  

Nuk ka arritur ta marrë asnjëherë vendin e titullarit të padiskutueshëm, as me Emery, as me Artetën. Forma me të cilën ai terrorizoi mbrojtjet e skuadrave të Ligue 1 është një gjë e së kaluarës. Tek Arsenali tashmë e kanë kuptuar që me shpenzimin e një shumë shumë të madhe për kartonin e tij kanë gabuar rëndë.

Nëse te Lille kishte shënuar 23 gola në një sezon, në Londër, për dy vjet e gjysmë ka realizuar 25 herë. Tani drejtuesit e Arsenalit e kanë në listën e lojtarëve që mund të shiten për ofertën e duhur. Dhe sigurisht çmimi i tij ka pësuar rënie drastike. “Topçinjtë” janë gati të pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurosh, pra 50 milionë më pak nga sa shpenzuan për të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency