Luuk de Jong kërkon shpëtim, destinacioni i mundshëm
Largimi i Ronald Koemanit e ka lënë Luuk de Jongun në një situatë shumë të vështirë te Barcelona. Ka qenë bashkatdhetari i tij që ka kërkuar dhe tani që trajneri është larguar, kërkohet një destinacion i ri për sulmuesin. U fol për Superligën e Turqisë, por “El Mundo Deportivo” zbulon një opsion të ri: Sevillan. E përditshmja katalane thekson se në klubin andaluzian nuk e shohin me sy të keq rikthimin e Luuk, pasi En Nesyri dhe Munir do të shkojnë në Kupën e Afrikës midis janarit dhe shkurtit dhe do të kenë mungesa në repartin e avancuar.
Intensiteti me të cilin Monchi do të dalë në treg do të varet nga rezultatet që do të marrë skuadra e Sevillas. Nëse do të vijojë të jetë në garë në kompeticionet europiane, duhen më shumë alternativa në sulm.
Drejtori sportive, Mochi, nuk dëshiron që e gjithë pesha e sulmit të bjerë mbi Rafa Mirin.
Për këtë arsye emri i Luuk de Jong fiton më shumë terren. Te Sevilla do të donin një sulmues që përshtatet shpejt me dinamikën e ekipit dhe holandezi vetëm pak muaj më pare ishte pjesë e kësaj skuadre.



