Blendi Idrizi: Kosova duhet të luajë gjithmonë për fitore
Debutoi me fanellën e Kosovës në ndeshjet zyrtare në sfidën e barazuar 1-1 në fushën e Greqisë futbollisti i Schalkes, Blendi Idrizi.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë pas lëndimit në gju. Kam qenë dy muaj jashtë fushës. Në 2-3 javët e fundit jam kthyer me skuadrën dhe jam gëzuar shumë që jam thirrur nga Kosova. Ka qenë eksperiencë e mirë. Kur kam qenë unë, të dyja ndeshjet i kemi fituar.
Të mërkurën humbëm, ndërsa sot barazuam. I kam ndjekur ndeshjet e Kosovës, por ne duhet të luajmë për të fituar, duhet të luftojmë si sot, deri në fund.”
Pozicioni në fushë: “Trajneri vendosi se ku duhet të luaj. Gjithmonë jap maksimumin për ekipin, qoftë me gola apo asistime apo gjëra të tjera. Kjo është puna ime.”



