La Liga

Dani Alves u nënshtrohet testeve mjekësore, por s’mund të luajë deri në janar

Dani Alves mëngjesin e kësaj të hëne mbërriti në Spitalin e Barcelonës ku iu nënshtrua testeve mjekësore. Mbrojtësi 38-vjeçar pritet që në orën 18-të, nëse gjithçka shkon sipas planit, të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën urdhrat e Xavit.
Braziliani është përforcimi i parë i epokës së Xavit. Mbrojtësi i krahut do të jetë i lidhur me klubin katalanas deri në fund të sezonit, por është e qartë që nuk do të mund të zbresë në fushë deri në janar. Për këtë arsye ai do të zhvillojë një fazë parasezonale që do të zgjasë një muaj e gjysmë.
Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi do të prezantohet të mërkurën. Ashtu si në rastin e prezantimit të Xavit, do të jetë një ngjarje e hapur në “Camp Nou”, ku pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm tifozësh (ora 14:00). Alves nis në këtë mënyrë fazën e tij të dytë si futbollist “blaugrana”. Ai e ka veshur fanellën e Barçës midis sezoneve 2008-09 dhe 2015-16.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency