Asgjë serioze për De Vrij, por humbet dy sfida të rëndësishme!
Te Interi mund të qëndrojnë të qetë përsa i përket gjëndjes së Stefan De Vrij. Dëmtimi që pësoi holandezi me kombëtaren në transfertën ndaj Malit të Zi nuk është shumë serioz pasi nuk bëhet fjalë për një tërheqje muskulare, megjithatë qëndërmbrojtësi i zikaltërve do të qëndrojë pushim për të paktën 10 ditë teksa do të kryejë seanca të shumta terapie ndërkohë që gjëndja e tij do të monitorohet ditë pas ditë.
Në këtë mënyrë trajneri Simone Inzaghi humbet liderin e prapavijës së tij për sfidat e rëndësishme ndaj Napolit në kampionat dhe Shakthar Donetsk në Champions League. Gjasat janë që De Vrij të kthehet në dispozicion të trajnerit në fund të nëntorit për sfidën ndaj Venezias në kampionat ose në ditët e para të dhjetorit në sfidën ndaj Spezias.



