Serie A

Zyrtare/ Klubi më i vjetër italian me pronarë amerikanë, zgjidhet presidenti i ri

Tani është gjithçka zyrtare: Genoa është klubi i radhës italian që kalon në pronësi të huaj. Akordi ishte arritur prej ditësh, teksa sot vjen zyrtarizimi.

Enrico Preziosi, i cili qendronte në krye të klubit më të vjetër italian prej janarit të vitit 2003, ka shitur aksionet për shumën e 150 milion eurove.

Genoa ka kaluar në pronësi të fondit të kapitalit privat amerikan “Holding 777 Partners”. Alberto Zangrillo është përzgjedhur presidenti i ri i klubit ligur.

Në stol është ulur Andriy Shevchenko, i cili do të shijojë aventurën e parë si trajner në Serie A. Genoa renditet në vend të 17-të dhe po lufton për mbijetesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency