Parashikimi i guximshëm: “Shakhtar Donetsk do luajë shumë shpejt një finale Champions League”
Shakhtar Donetsk është një nga ekipet më të mira lindore të viteve të fundit. Në stolin e ekipit ukrainas është ulur italiani Roberto De Zerbi këtë sezon, teksa baza kryesore e futbollistëve janë brazilianë.
Roberto Carlos, një nga anësorët e majtë më të mirë në histori, guxon me parashikimin e tij rreth së ardhmes së Shakhtarit, duke deklaruar se ky ekip mund të luajë në finalen e Champions League në vitet e ardhshme.
“Shoh shumë ndeshje të Shakhtarit, pasi aty ka shumë lojtarë brazilianë, disa prej të cilëve i kam miq. Është Dentinho me të cilin kam luajtur te Corinthians, por edhe Dodo e Tete janë lojtarë të shkëlqyer.

Më pëlqen fakti që ky klub sheh dhe kërkon gjithmonë në Brazil për talente. Nëse nuk gaboj, ky ekip ka 13 brazilianë në përbërje.
Urime presidentit për afrimin e kaq lojtarëve të talentuar. Klub ka bërë progres të madh, janë një ekip që po i japin shumë futbollit ukrainas.
Ekipi ka fituar eksperiencë dhe unë mendoj se do të mbërrijë në gjysmëfinalet ose finalen e Champions League në të ardhmen.
Për momentin, rëndësi ka që skuadra e De Zerbit të rritet dhe të përballet me emra të mëdhenj si Real Madrid”, deklaroi Roberto Carlos.



