Mesjavë Kupe, Kukësi i bie nga Vlora për kualifikimin
Mesjava rezervon përballjet e kthimit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Në sfidat e së mërkurës, vëmendja më e madhe do të jetë tek ajo mes Kukësit dhe Egnatias, takim ky që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, në Vlorë. Fusha e “Zeqir Ymerit” nuk është gati dhe klubi verilindor ka zgjedhur Vlorën për të pritur Egnatian në një sfidë ku i duhet që të përmbysë humbjen e parë 1-3. Nuk do të jetë mision i lehtë për ekipin e Diego Longos, duke marrë në konsideratë që goli në fushën kundërshtare nuk vlen më. Rrogozhinasit do tw provojnë që të prekin çerekfinalet ndaj një kundërshtari që në Kupë ka treguar se është gjithnjë një ekip pretendent.
Vllaznia nuk pritet që ta ketë të vështirë ndaj Pogradecit, me shkodranët që kanë fituar me rezultatin 0-2 ndaj “liqenorëve” dhe në Shkodër misioni duket i lehtë për ekipin e Thomas Brdaric. Partizani po ashtu bëri gjithçka siç duhet ndaj Besëlidhjes në transfertë dhe në sfidën e kthimit do t’i mjaftojë menaxhimi i fitores së parë për të kaluar më tej. Laçi po ashtu do të presë në shtëpi Tomorin, pas fitores minimale në Berat, ndërsa Teuta do kërkojë kualifikimin ndaj Korabit, kundërshtar të cilin e mundi minimalisht në takimin e dy javëve më parë. Skënderbeu – Bylis dhe Kastrioti – Flamurtari janë dy ndeshjet që po ashtu priten me interes, për shkak se në takimet e vajtjes përfunduan në barazim.
Ky raund i Kupës së Shqipërisë do të mbyllet të enjten me takimin mes Tiranës dhe Dinamos, që do të luhet në stadiumin “Air Albana”.
E mërkurë
Kastrioti – Flamurtari (0-0)
Kukesi – Egnatia (1-3)
Laci – Tomori (1-0)
Partizani – Beselidhja (1-0)
Skenderbeu – Bylis (1-1)
Teuta – Korabi (1-0)
Vllaznia – Pogradeci (2-0)
E enjte
Tirana – Dinamo (0-2)



