Kukeli nis një aventurë të re në Zvicër, ish-futbollisti i kombëtares ndërron ambient
Burim Kukeli do të nisë një aventurë të re në Zvicër, teksa ditën e sotme ish-futbollisti i kombëtares është zyrtarizuar te klubi i Wil në rolin e zëvendëstrajnerit. 37-vjeçari, prej vitit 2019 ka qenë në rolin e zëvendëstrajnerit dhe lojtarit te Kriens.
Megjithatë, tashmë është fokusuar plotësisht në profesionin e ri, teksa ka marrë edhe licencën UEFA A. nga ana tjetër, edhe drejtori sportive i Wil ka pasur vetëm vlerësime për shqiptarin duke vlerësuar profesionalizmin e tij.
“Burimi përçon profesionalizëm dhe personalitet. Me shumë vitet e eksperiencës që ai ka si lojtar me klubet dhe në nivelin ndërkombëtar dhe me natyrën e tij ambicioze ai do t’i kontribuojë shumë për klubin” theksoi drejtori i Wil, Jan Breitenmoser.



