Merkato

Mazraoui “hap ankandin”, sa shumë pretendentë për 24-vjeçarin

Futbollist i Ajaxit të Amsterdamit, Noussair Mazraoui, po shkëlqen në këtë pjesë të parë të sezonit si në Eredivisie edhe në Champions, për rrjedhojë është shndërruar në një nga lojtarët më të ndjekur në Europë. Kontrata e tij me “harkëtarët” përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, ndaj nga 1 janari është i lirë të negociojë me çdo skuadër. Mes klubeve që e pëlqejnë 24-vjeçarin janë edhe Real i Madridit e Arsenali. Skuara “merengues” e ka ndjekur me shumë vëmendje evolucionin e mbrojtësit të djathtë.

Përveç dy skuadrave të përmendura, pas lojtarit maroken janë edhe klube si Bayerni, Juventusi, Milani, Napoli, Roma dhe Leeds United.

Mazraoui është formuar në akademinë e Ajaxit, ku mbërriti që në moshën 8-vjeçare. Këtë sezon shifrat e tij janë të jashtëzakonshme: katër gola dhe tri asistime në 16 ndeshje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency