Babai i Wandas, “nostalgji” për Maxi Lopezin: Po na ndjek fati i keq
Episod i ri në “telenovelën” Wanda-Icardi. Pavarësisht paqes së “firmosur” në Dubai nga çifti, sulmet ndaj sulmuesit të PSG-së vazhdojnë të vijnë nga familja e modeles argjentinase. Babai i Wandas, Andrés Nara, i cili kurrë nuk e ka fshehur antipatinë për Icardin, foli për skandalin e fundit ku u përfshi vajza e tij.
“Gjithçka e mora vesh nga mediet. Flitej për vajzën time dhe Mauron dhe fakti është që pavarësisht se është futbollist dhe ka reputacionin që ka, është një djalë besnik… Dhe më pas ndodhi kjo. Duket se na ndjek pak fati i keq.
Isha i shqetësuar dhe i lënduar nga sjellja e Mauros, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me fëmijët e Maxit. E pranoj që nuk u fokusova shumë në marrëdhënien e tyre, kur u lidhën, nuk isha korrekt. Marrëdhëniet me Icardin i dini. Në atë kohë preferoja Maxi Lópezin, sepse ishte babai i djemve dhe doja që ata të ishin mirë”, – saktësoi Adres Nara.




