Ligue 1

Raiola sqaron kalimin e Donnarummës te PSG-ja dhe rivalitetin me Navas

Menaxheri i njohur, Mino Raiola është rikthyer të flasë për kalimin e Donnarummës nga Milan te Paris Saint Germain, teksa ka deklaruar se si agjent, kujdeset për më të mirën e klientëve të tij dhe nuk është aspak i penduar për transferimin.

Ai deklaroi se konkurrenca me Navas është diçka e re, me të cilën Donnarumma do të duhet të përshtatet, teksa nuk e ka kursyer ironinë, duke u shprehur se nuk është taksist, që të çojë portierin te PSG-ja.

“Donnarummën nuk e kam çuar unë te PSG-ja, pasi nuk jam taksist. Unë jam agjent dhe kujdesem për interesat e klientëve të mi, ndaj nuk jam penduar aspak për atë transferim. Sa i përket konkurrencës me Navas, është diçka e re për Gigion, por jo e veçantë. Ai duhet të mësohet me këtë dhe të punojë edhe më shumë për të fituar garën”, u shpreh Raiola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency