“Dritë në fund të tunelit”, ja kur pritet të debutojë Ramos
Sergio Ramos është gati për debutimin me PSG-në. Ish-kapiteni i Real Madrid ka lënë pas problemet fizike dhe ditën e sotme e ka kryer të plotë seancën stërvitore me ekipin e Pochettinos.
PSG përballet me Nantes të shtunën (17:00), sfidë për llogari të javës së 14-të të Ligue 1, kampionat që e kryeson me 10 pikë më shumë se Lensi i vendit të dytë.
Tifozët francezë po e presin me padurim debutimin e mbrojtësit spanjoll me skuadrën e tyre të zemrës.
Sergio Ramos do të grymbullohet për duelin e fundjavës dhe trajneri Pochettino pritet t’i dhurojë minutat e para me PSG-në.
Më në fund Sergio Ramos! Tifozët e PSG-së në festë, mbrojtësi debuton të shtunën



