Futboll

Plagosi me thikë kushëririn, sulmuesi i Holandës rrezikon burgun

Quincy Promes në telashe. Sulmuesi i Spartakut të Moskës dhe përfaqësueses holandeze rrezikon të përfundojë pas hekurave i akuzuar për tentativë vrasjeje nga një kushëri i tij, akuzë për të cilën po ndiqet penalisht në Holandë. 29-vjeçari holandez, ish-futbollist i Ajaxit t Amsterdamit, akuzohet se ka goditur me thikë në gju kushëririn e tij gjatë një debati në një festë familjare në Abcoude, pranë Amsterdamit, në vitin 2020.

Lojtari anësor, i cili numëron 50 ndeshje me “Tulipanët”, i ka mohuar akuzat dhe është liruar me kusht, çka do të thotë se mbetet i dyshuar dhe nëse provohet akuza do të përfundojë në burg. Në kohën e incidentit ai ishte pjesë e Ajaxit, por shumë pak pas kësaj ngjarjeje i është bashkuar Spartakut të Moskës në Rusisë.

Gazeta holandeze “De Telegraaf” raporton se departamenti i drejtësisë ka konfirmuar se janë ngritur akuza dhe pretendon se personi në fjalë është 29-vjeçari Promes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim nga 24 deri në 42 muaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency