Champions League

UEFA gëzon Diego Simeonen, Griezmann mund të luajë kundër Milanit

Atletico Madrid pret Milanin në “Wanda Metropolitana” të mërkurën (24 nëntor), takim i vlefshëm për grupin B të Champions League.

Fitorja është alternativa e vetme për kampionët e Spanjës, teksa Diego Simeone ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme.

UEFA ka përgjysmuar pezullimin e Antoine Griezmann, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e javës së tretë ndaj Liverpool.

Sulmuesi francez u dënua me dy ndeshje, njërën e shleu në sfidën e dytë ndaj Liverpool, ndërsa Atletico apeloi vendimin.

UEFA ka dhënë përgjigje pozitive duke falur Griezmann, i cili mund të zbresë në fushë në përballjen kundër nënkampionëve të Italisë.

Grupi B kryesohet nga Liverpool me 12 pikë, më pas renditet Porto me pesë pikë, Atletico Madrid me 4, teksa Milani numëron vetëm një pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency