Premier League

“Ku do doje të luaje pas largimit nga Liverpool?”, Salah nuk e gëzon studentin egjiptian

Ku do doje të shkoje pas Liverpoolit?”, kjo është pyetja që një student egjiptian i bëri Momo Salah. Ylli i Liverpool ndërhyri në video për të biseduar me fëmijët e një shkolle në Kajro pas iniciativës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Liverpool Echo raporton se 29-vjeçari, i cili ka kontratë deri në 2023 me “The Reds”, bëri shaka në fillim duke e pyetur djaloshin nëse ishte gazetar. Më pas përgjigja.

Akoma nuk e di. Për momentin jam i fokusuar te Liverpooli dhe jam i lumtur këtu. Gjithashtu, unë jam i përqendruar për të ndihmuar kombëtaren në kualifikueset e Katar 2022”, deklaroi lojtari i ekipit të Jurgen Klopp.

Salah ndodhet në formë të shkëlqyer dhe deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 10 gola në Premier League (+ 7 asiste), duke kryesuar renditjen e golashënuesve të kampionatin anglez.

Rinovimi me klubin e famshëm anglez nuk po vjen, teksa klube si Real Madrid dhe PSG janë të interesuara për shërbimet e goleadorit egjiptian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency