Bielsa vlerëson Conten: Ai është një mjeshtër në motivimin e futbollistëve!
Të marrësh vlerësime nga një trajneri si Marcelo Bielsa që njihet për stilin e tij unik dhe për mënyrën sesi i përgatit ndeshjet, është diçka e veçantë. Trajneri argjentinas i Leeds United i ka thurur elozhe trajnerit të ri të Tottenham Antonio Conte, pikërisht në vigjilie të sfidës që Leeds United i Bielsas do të ketë ndaj Tottenham këtë fundjavë.
El Loco siç njihet ndryshe Bielsa në lidhje me Conten ka deklaruar: “Në futboll është e vështirë të krijosh diçka që nuk është parë më herët. Ajo që i bashkon të gjithë trajnerët është se të gjithë kërkojnë të marrin më të mirën nga futbollistët që ata drejtojnë. Kjo ka të bëjë me faktin sesi i motivon lojtarët dhe sesi i përgatit ndeshjet. Përsa i përket këtyre dy aspekteve në përgatitjen e ndeshjeve dhe në motivimin e futbollistëve, Conte është një mjeshtër”, deklaroi Marcelo Bielsa.



