Premier League

Trajneri i ri i Newcastle rezulton pozitiv me Covid-19, shtyhet debutimi

Newcastle luan nesër në shtëpi kundër Brentford, sfidë për llogari të javës së 12-të në Premier League. “Qymyrxhinjtë” nuk kanë shijuar akoma fitoren e parë këtë sezon, teksa Eddie Howe duhet të presë për të debutuar si trajner i bardhezinjve.

43-vjeçari, i cili u zyrtarizua si trajner i Newcastle 11 ditë më parë duke firmosur deri në 2024, ishte bërë gati të debutonte në “St James Park”.

Gjithsesi, tekniku anglez ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer ditën e sotme dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Newcastle, që ka kaluar në pronësi të miliarderëve arabë të PIF, do të drejtohet në ndeshjen e nesërme nga dy ndihmësit e Howe: Jason Tindall e Graeme Jones.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency