Champions League

Rriten rastet me COVID në Bavari, Bayern-Barça mund të luhet pa tifozë!

Supersfida e kësaj mesjave mes Bayern Munich dhe Barcelonës e vlefshme për raundin e 5-të të fazës së grupeve në UEFA Champions League mund të luhet me dyer të mbyllura. Edhe pse fillimisht u përfol që do të kishte në stadium tifozë sa 25% e kapacitetit, ka shumë gjasa që Xavi Hernandez debutimin si trajner i Barçës në Champions ta bëjë pa praninë e fansave.

Bavaria është një nga rajonet më të prekura gjatë kësaj periudhe nga COVID-19 dhe rastet të prekurve po shtohen gjithnjë e më shumë dita ditës. Nga 23 nëntori ndeshjet në Gjermani do të zhvillohen me vetëm 25% të kapacitetit të stadiumeve të mbushura me tifozë. Sfida mes Bayernit dhe Barcelonës është më e rëndësishme për blaugranat të cilët ende nuk e kanë siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8-ave.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency