Mbi 50 kandidatë për stolin e Kosovës, ja kur pritet vendimi final
Kosova është ende në kërkim të trajnerit të ri që do të pasojë zviceranin Bernard Challandes dhe do të drejtojë dardanët në edicionin e ardhshëm të Nations League dhe eliminatoret e Europianit, Gjermani 2024.
Në zyrat e FFK-së kanë aplikuar plot 50 trajnerë që kërkojnë të ulen në stolin e Kosovës, përfshirë edhe teknikun e përkohshëm sllovenin Primoz Gliha, i cili e drejtoi Kosovën në miqësoren ndaj Jordanisë dhe sfidën kualifikuese ndaj Greqisë.
Së fundmi si një alternativë për stolin e Kosovës ka dalë edhe legjenda e futbollit holandez Marko Van Basten, ndërsa emra të tjerë të bujshëm janë Zenga, Magath, De Biasi, Roberto Carlos, etj.
Duke folur për Kohën, kreu i FFK-së, Agim Ademi deklaroi se ka mbetur i befasuar nga aplikimet e shumta dhe tha se pret që deri në fund të shtohen edhe më shumë pretendentët për pankinën e dardanëve.



