Video/ Hoxhaj rikthehet me dopietë, Vllaznia rigjen fitoren
Pas tri ndeshjesh pa fitore, Vllaznia rigjen suksesin dhe e bën këtë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku morën shumë shpejt kontrollin dhe bënë gjithçka mirë.
Ante Aralica hapi serinë e golave pas një rrëmuje në zonë dhe më pas ishte sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, që i rikthyer si titullar, shënoi dy herë në portën e krutanëve, duke vulosur suksesin e kuqebluve.
Goli i Ajazit shërbeu vetëm për statistikë personale për sulmuesin, pasi Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e tretë me 13 pikë.
Vllaznia-Kastrioti 3-1 Aralica 11′, Hoxhaj 18′, 56′ / Ajazi 76′ (Loro Boriçi & Supersport 3)
Kronika e ndeshjes:
90’+6 – Përfundon sfida në “Loro Boriçi” me Vllazninë që triumfon 3-1 ndaj Kastriotit dhe rikthehet te fitorja.
90’+5 – Bekim Dida merr kartonin e dytë të verdhë dhe shkon para shokëve në dhomat e zhveshjes…
90’+2 – Kruja hyn mirë në zonë dhe shërben, por asnjë shkodran nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë, me topin që kalon tërë pasqyrën e portës dhe shkon jashtë…
90′ – Akordohen 5 minuta shtesë…
89′ – Momente të mira për Vllazninë, që kërcënon me Hakajn, por topi shkon jashtë…
76’ – Goool! Kastrioti gjen golin me anë të Spartak Ajazit, por arbitri pret konfirmimin e VAR-it. Nga pamjet e ofruara ka dyshime për një pozicion jashtë loje, por edhe një faull në sulm, megjithatë arbitri Bastari vendos të akordojë golin pas 5 minutash…
72′ -Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë me Latifin, që lëviz mirë dhe shërben për Aralicën, por kroati shpërdoron, ndonëse i vetëm me portierin Vata.
56’ – Goooool. Ardit Hoxhaj shënon golin e tretë. Një tjetër zbritje e shpejtë e shkodranëve me Hakajn, që lëshon një pasim perfekt në shtyllën e dytë, aty ku sulmuesi vlonjat e ka të lehtë të dërgojë për herë të tretë topin në rrjetë.
53’ – Kundërsulm mjaft i shpejtë i shkodranëve, me Jonuzin që shërben për Latifin, i cili bën gjithçka mirë dhe lëshon një goditje të bukur me hark, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.
– Starton pjesa e dytë me Kastriotin që bën një zëvendësim…
– Përfundon pjesa e parë në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që kryeson 2-0, pas një dominimi të dukshëm ndaj kundërshtarit.
45+1′ Vllaznia realizon golin e tretë, por nuk vlen. Aralica shmang portierin Vata dhe me portën bosh godet shtyllën. Latifi përfiton dhe dërgon topin në rrjetë, por anësori sinjalizon për pozicion të parregullt të sulmuesit kroat. Kërkohet ndihma e VAR, që konfirmon vendimin e anësorit. Goli nuk vlen
45′ – Zbritje e bukur e Vllaznisë. Ardit Hoxhaj merr një asist nga krahu i majtë dhe bën më të vështirën duke dërguar topin mbi tra…
44′ – Goditje dënimi për Kastriotin. Skema e ekipit krutan nuk funksionon, godet Prodani por topi përfundon jashtë…
34′ – Dyluftim mes Latifit dhe Nezirit, të dy lojtarët nuk i kursejnë fjalët ndaj njëri-tjetrit, arbitri i ndëshkon me kartonë të verdhë…
30’ – Trajneri Ndreu gjuan një top me shumë mllef drejt tribunës, duke shkaktuar irritimin e tifozëve shkodranë, por vendoset shpejt qetësia dhe vijon loja.
26’ – Latifi fiton një goditje dënimi mbi vijën e zonës, të cilën e ekzekuton vetë, por topi shkon pak mbi kuadratin e mbrojtur nga Vata.
18’ – Goooool. Sërish goditje këndi dhe sërish gol për kuqeblutë. Mustedanagic hedh një krosim të bukur në zonë, aty ku Ardit Hoxha kërcen mirë dhe dërgon topin për herë të dytë në rrjetë. Gjithçka bëhet më e lehtë për Vllazninë.
15’ – Tjetër rast i mirë për shkodranët. Aralica shërbehet mirë në zonë dhe pason menjëherë për Latifin, por prishtinaliu vonohet shumë dhe ndërhyn mbrojtja krutane, që largon rrezikun.
11′ – Gooool. Zhbllokohet sfida në “Loro Boriçi”. Pas një krosimi nga këndi, topi mbetet në zonë dhe Aralica gjuan menjëherë, duke e dërguar në rrjetë. Vllaznia kalon në avantazh.
10′ – Aralica e sheh veten përballë portierit, por gjuan dobët dhe fiton vetëm një këndore.
9’ – Latifi provon të hyjë në zonë, por rrëzohet dhe pretendon penallti. Arbitri Bastari merr edhe konfirmimin e VAR-it dhe më pas urdhëron vijimin e lojës.
5′ – Pranë golit Kastrioti. Basha përfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes kuqeblu dhe vihet i vetëm përballë Zogovic, por ky i fundit bën heroin, duke ndalur gjuajtjen dhe dërguar topin në këndore.
2′ – Latifi ekzekuton një goditje dënimi, duke hedhur një krosim të rrezikshëm, por që nuk arrihet nga asnjë prej futbollistëve kuqeblu…
– Starton sfida në Shkodër…
Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta; Adili, Diagne, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi; Aralica
Kastrioti (4-5-1): Vata; Neziri, Karakaci, Husein, Prodani; Mudrazija, Onanuga, Kodra, Basha, Rami; Greca
– Ndërprerja e kampionatit erdhi në kohën e duhur për shkodranët, që kanë rikuperuar të gjithë futbollistët për sfidën e sotme dhe trajneri Brdaric do të mund të hedhë në fushë më të mirët.
– Vllaznia ka bërë një start shumë të dobët të kampionatit, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë në8 javët e para dhe ka mbetur shumë mbrapa kreut, ndaj është e dënuar të fitojë ndaj krutanëve.
– Kastrioti është skuadra që mbyll renditjen në Abissnet Superiore, pasi ka grumbulluar vetëm 5 pikë, falë një fitoreje e dy barazimeve në 8 javët e para të kampionatit.



