Futboll

Gabim pa pasoja! Mehmeti humbet penallti, Wycombe fiton dhe i afrohet kreut

Anis Mehmeti luan si mesfushor ofensiv dhe prej verës së vitit të kaluar është pjesë e Wycombe, skuadër që garon në League One (divizioni i tretë i futbollit anglez).

20-vjeçari i lindur në Londër, ka veshur tre herë fanellën e Shqipërisë U21 duke ia dalë të shënojë një gol.

Në ndeshjet e pak ditëve më parë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, Mehmeti nuk mori një ftesë nga trajneri Bushi.

Wycombe fitoi 1-0 sot në fushën e vet kundër Bolton falë golit të uellsianit Vokes (72’).

Mehmeti luajti si titullar dhe në minutën e 27-të të pjesës së parë kishte shansin të kalonte në avantazh ekipin e tij.

Penallti për vendasit dhe ekzekutimin e mori përsipër lojtari shqiptar, i cili nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë.

Për fat të mirë, gabimi nuk ndikoi, Wycombe fitoi ndeshjen dhe ndan vendin e dytë bashkë me Rotherham dhe Wigan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency