Premier League

Klopp-Arteta, si “gjela”, për pak konfrontohen fizikisht (video)

Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta dalin nga vetja dhe dhurojnë spektakël në sfidën mes Liverpoolit dhe Arsenalit në “Anfield” e fituar thellë 4-0 nga “The Reds”. Në minutën e 32-të të takimit kamerat fokusuan të dy trajnerët që po debatonin ashpër (pas një përplasjeje në fushë mes Sadio Manesë dhe Tomiyasu), madje duke iu afruar kërcënueshëm njëri-tjetrit, aq sa u nevojit ndërhyrja e zyrtarë dhe pjesëtarëve të të dyja stafeve për të shmangur përplasjen fizike.

Gjyqtari kryesor nxori kartonin e verdhë si për trajnerin e “Topçinjve” dhe për teknikun e “The Reds”, duke vendosur një rekord absolut. Kurrë më parë në ndeshjet e Premier League nuk kishte ndodhur që dy kartonët e parë të verdhë t’i merrnin dy trajnerët e skuadrave që përplaseshin në fushë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency