Futboll

Përmbysje e çmendur ndaj Ballkanit, Llapi siguron suksesin e katërt radhazi

Llapi vazhdon formën e mirë sportive në kampionatin e Kosovës edhe kundër Ballkanit, kundërshtar të cilin e mposhti 4-1 në sfidën e luajtur në Podujeve.

Pesë golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë. Skuadra nga Suhareka kaloi në avantazh me anë Gripshit (60’), por Llapi nuk u përmbajt në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Firmino realizoi dy gola, teksa “pokeri” u kompletua nga rrjetat e Sadriut dhe Shabanit. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat për Llapin.

Triumfi i sotëm ngjit ekipin nga Podujeva në vend të katërt të kampionatit dardan me 21 pikë, ndërsa Ballkani renditet një pozicion më sipër me tre pikë më shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency