Eredivisie

Ajaxi merr vendin e parë me “manita”, Haller e Berghuis nga një dygolësh

Ajaxi i Amsterdamit rikthehet në krye të Eredivisies, me pikë të barabarta me rivalët e PSV Eindhovenit falë suksesit 5-0 në fushën e Waalvijkut, ku “harkëtarët” dominuan në çdo aspekt, për të mos e vënë në diskutim trepikëshin.

Në minutën e 17-të, Haller i shërbyer nga Tadic hapi serinë e golave për miqtë, për të ardhur më pas te goli i Berghuis pak para se të mbyllej pjesa e parë. Sërish Berghuis në të 57-tën gjeti rrjetën për golin e 0-3, për t’ia lënë stafetën Tiberit në të 74-tën. Llogaritë me Waalvijkun i mbyll Haller, që sikurse Berghuis sigloi dygolësh.

Nuk ndalet as Feyenordi i Rotertdamit, që e zgjidhi brenda 35 minutave lojë ndeshjen kundër Zëolles, të zhvilluar në stadiumin “De Kuip”.

Linssen i hapi udhë fitores 4-0 që në minutën e 6-të dhe vetëm tri minuta më pas Sinisterra thelloi epërsinë në 2-0. Linssen tundi rrjetën sërish në minutën e 31-të, por futbollistët e Feyenordit nuk u ndalën dhe pak minuta më vonë shënuan edhe golin e katërt me Til.

Kaq mjaftoi që në fundin e pjesën e parë dhe gjatë gjithë fraksionit të dytë vendësit thjesht të administronin lojën, duke siguruar suksesin e katërt radhazi që I ngjit në kuotën e 28 pikëve, vetëm dy pikë pas Ajaxit dhe PSV-së.  

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency