Ndërpritet Lyon-Marsejë, Payet goditet me shishe, arrestohet tifozi (video)
Ndeshja ndërmjet Olimpikut të Lionit dhe Olimpikut të Marsejës u ndërpre pas pesë minutash lojë, pasi një tifoz, që u arrestua nga policia, goditi me një shishe të mbushur me ujë Dimitri Payet. Gjyqtari, pas këtij incidenti, urdhëroi të dyja skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.
Autori i hedhjes së shisheve ndaj sulmuesit të Marsejës u identifikua dhe u mor nga tribuna në shoqërinë e forcave të rendit.
Ky episodi i radhës u dhunës së tifozëve dhe vjen pasi disa ndeshje kanë shënuar incidente të ngjashme që nga fillimi i sezonit, veçanërisht në 22 gusht mes Nice dhe Marseille. Atë mbrëmje takimi u ndërpre pas pushtimit të fushës nga tifozët.
Tifozët në stadium pritën thuajse dy orë për rifillimin e ndeshjes, por zyrtarët e takimin vendosën ndërprerjen përfundimtare të saj.



