Edy Reja trajner e Ciro Immobile arbitër, ndeshja e veçantë e zhvilluar në Formello
Ciro Immobile tani edhe arbitër futbolli. “Bomberi” i Lazios ka veshur uniformën e atij që jep drejtësi në fushën e blertë në një ndeshje të organizuar në Fornello mes skuadrës Papës dhe një seleksioni të “World Rom Organization”, një shoqatë që mbron të drejtat e popullsisë rome.
Në këtë event morën pjesë edhe trajnerët Maurizio Sarri dhe Edoardo Reja i Shqipërisë. Tekniku i Lazios u ul në stolin e romëve, ndërsa ai Shqipërisë drejtonte skuadrën e Vatikanit.
“Një përvojë unike dhe emocionuese. U ndjeva mirë që mora pjesë në këtë event të kërkuar nga Papa dhe ishte një nder që u zgjodha si arbitri i ndeshjes”, – u shpreh Ciro Immobile.




