Kombëtare

Zyrtare/ Mario Mandzukic rikthehet te Kroacia, çfarë roli do ketë

Mario Mandzukic vendosi të mbyllë karrierën si futbollist në muajin korrik, por nuk mund të qëndrojë larg lojës më të bukur në planet.

35-vjeçari, i cili ka luajtur me klube si Bayern Munchen, Juventus, Milan dhe Atletico Madrid, ka zgjedhur të nisë aventurën si trajner.

Ish-sulmuesi kroat, ka arritur akordin me Federatën e vendit të tij dhe do të jetë një nga ndihmësit e Zlatko Dalic në stolin e nënkampionëve të botës.

Trajneri i Kroacisë beson shumë tek eksperienca e “gjigantit” ballkanas, i cili shënoi 33 gola në 89 ndeshje të luajtura me kombëtaren kroate, duke ia dalë të fitojë medaljen e argjendtë në Botërorin Rusi 2018.

Zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme dhe Mandzukic është gati të japë kontributin e tij dhe të mësojë sa më shumë nga profesioni i ri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency