Flet “gardiani” Puja: Egnatia në Europa League? Pse jo! Idhulli im një anglez
Egnatia vazhdon të shfaqet “kockë e fortë” për të gjithë skuadrat e tjera të Abissnet Superiores. Portieri i Egnatias, Bruno Puja foli pas barazimit 1-1 me Dinamon në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:
“Është një hap i mirë për Egnatian, po mundohem të shfrytëzoj mundësitë që po më jepen dhe të jap gjithçka për Egnatian, kampionati është i fortë.
Le të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ndeshja e radhës është objektivi ynë, por pse jo të marrim pjesë në Kupat e Europës. Shembulli im? Anglezi Pickford.
Besimi që më kanë dhënë drejtuesit dhe trajneri që beson çdo ndeshje tek unë, pse jo, e prisja.
Presion? Sigurisht që ka, edhe kur loz mirë kam presion”, përfundoi “gardiani” 21-vjeçar i ekipit nga Rrogozhina.



