Premier League

Një emër i ri për stolin e Man.United e sponsorizon Jorge Mendes

Që Manchester United të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer ka dalë në skenë agjenti me famë botërore Jorge Mendes që është edhe menaxheri i Cristiano Ronaldos. Duke iu referuar raportimeve të mediave angleze, Jorge Mendes po sponsorizon fuqishëm kalimin në Old Trafford për të marrë vendin e Solskjaer të spanjollit Julen Lopetegui.

Ky i fundit aktualisht është në drejtimin e Sevillas por nëse Manchester United do t’i ofronte stolin mund të zgjidhte me konsensus kontratën me andaluzianët. Dy alternativat e tjera për të marrë drejtimin e Manchester United janë Zinedine Zidane dhe Ole Gunnar Solskjaer.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency