Futboll

Ibra shpjegon goditjen ndaj Azpilicuetës: E bëra qëllimisht

Zlatan Ibrahimoviç u bë protagonist në sfidën Spanjë-Suedi me një përplasje që i bëri nga pas shpinës, mbrojtësit Cesar Azpilicueta, por për fat të mirë rasti i tij kaloi jashtë vëmendjes së VAR-it dhe sulmuesi me origjinë boshnjake ia hodhi paq.

Megjithatë pamjet bënë xhiron e botës dhe dukej qartë që Ibra e godiste qëllimisht mbrojtësin spanjoll, teksa edhe vetë sulmuesi ka pranuar se e ka përplasur me vetëdije Azpilicuetën, madje duke shpjeguar edhe arsyet.

“Kam qëlluam Azpilicuetën nga pas dhe e bëra qëllimisht. Nuk më vjen turp ta pranoj këtë, pasi ai u soll keq me një nga shokët e mi të skuadrës. Ajo që bëra ishte një budallallëk, por në të njëjtën kohë, një mënyrë për t’i thënë ‘mos e bëj atë veprim kundër meje, sepse e sheh çfarë të pret’. Ai nuk bëri gjë ndaj meje, por ndaj një shoku të skuadrës, që nuk reagoi. Djemtë te Suedia janë disa 20-vjeçarë të urtë, por unë jam aty për t’i mbrojtur dhe jam i bindur që pas asaj goditjeje, Azpilicueta e ka kuptuar gabimin e tij”, deklaroi Ibra.

 

Kush tha që Ibra nuk la shënjë ndaj Spanjës? Kjo është ndërhyrja brutale ndaj Azpilicuetas (video)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency