Futboll

Video/ Bushi e la jashtë, fantazisti shqiptar i përgjigjet me dygolësh dhe asist

Anis Mehmeti shkëlqen në radhët e Wycombe Wanderers në Ligën e Parë të futbollit anglez. Mesfushori 20-vjeçar shqiptar, i lindur në Londër, por pjesë e Shpresave të Shqipërisë (në fakt, nuk është grumbulluar nga Bushi herët e fundit), realizoi dygolësh në fitoren 3-0 më fushën e Plymouth Argyle, më ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit. Por jo vetëm kaq, mesfushori kuqezi kishte meritë edhe në rastin e golit të parë të takimit, të shënuar nga Vokes në minutën e 62-të, pasi aistoi shokun e skuadrës brenda zonës.

Në minutën e 84-t, Mehmeti ndoqi me zgjuarsi aksionin dhe u gjend përballë portierit, paksa prirët me portën, duke e dërguar me lehtësi topin në rrjetë.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Mehmeti bëri një lëvizje prej lojtari të madh, duke shmangur dy mbrojtës, dhe përballë portierit, me instiktin e golashënuesit, realizoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Wycombe me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 37 pikëve, aq sa Rotherhami kryesues. Dy vendet e para të Ligës së Parë angleze sigurojnë ngjitjen direkt në Championship.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency