Kryeveprat MLS-së: Goli dhe pritja më e bukur, realizimi i Rubin për të mos u humbur (VIDEO)
MLS – kampionati amerikan i futbollit – ka zgjedhur golin më të bukur dhe pritjen më të bukur të vitit 2022.
Çmimi i realizmit më të bukur shkon për Rubio Rubin, sulmuesin e Real Salt Lake City. 25-vjeçari dhuroi “show” në ndeshjen e 7 majit kundër San Jose.

Lojtari me origjinë nga Guatemala, stopoi bukur një top, befasoi mbrojtësin që po e markonte dhe portierin kundërshtar me një roveshatë fantastike, me topin që u ndal në trekëndësh.
Eurogol dhe festë e madhe për Rubin, i cili e meriton plotësisht fitimin e çmimit. Po pritja e vitit? Fitues është shpallur Stefan Frei, portieri i Seattle Sounders.
Në ndeshjen ndaj Real Salt City, “gardiani” 35-vjeçar shfaqi reflekset e tij, kreu një pritje shumë të bukur me këmbë dhe frenoi sulmuesin kundërshtar nga fare pak metra larg.



