Gjilani fiton derbin e Anamoravës dhe kryeson i vetëm, nuk ndalet Llapi fiton edhe Ballkani!
Gjilani fiton derbin e dytë të Anamoravës ndaj Dritës në këtë sezon dhe kryeson i vetëm Superligën Kosovare pas javës së 15-të. Një gol i Albert Dabiqajt në fillimin e pjesës së dytë i mjaftoi skuadrës së Ismet Munishit që tashmë ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 1 më shumë se Ballkani i vendit të dytë, me intelektualët që pas kësaj disfate zbritën në vendin e 3-të.
Në Gjilan “skifetarat” luajtën më mirë duke marë tre pikë të arta në garën për titull. Bëri detyrën Ballkani që mposhti 2-0 Malishevën me dy gola në çerekorëshin e fundit të lojës nga Rrahmani dhe Krasniqi me penallti. Vazhdon forma e shkëlqyer e Llapit që regjistroi suksesin e 4-t radhazi pasi fitoi me rezultatin e thellë 5-3 me përmbysje brenda në Skënderaj përballë Drenicës vendase që nga ana tjetër ka hyrë në një krizë rezultatesh pasi pësoi humbjen e 4-t rresht.
3 golëshi i Kreshnik Ukës nuk i mjaftoi Drenicës ndërkohë që për Llapin shënuan 5 autorë të ndryshëm përfshirë edhe përfshirë edhe meksikanin Francisco Riviera dhe brazilianin Alef Firmino.



