Serie A

Dy kroatët japin ok, kohë rinovimesh te Interi

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Interit. Pas Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella është radha e dy futbollistëve kroatë që zikaltrit kanë në gjirin e tyre. Nëse për Marcelo Brozovic të gjitha kartat janë në rregull me administratorin e deleguar Giuseppe Marotta që dha sinjale pozitive në daljen e fundit para mediave, edhe për Ivan Perisic gjithashtu në skadencë kontrate në fund të këtij sezoni janë ndezur disa spirale që të zgjasë bashkëpunimin me skuadrën  e Simone Inzaghit.

Nëse për Brozovic po flitet për një marrëveshje të re deri në 2025-ën me një pagë prej 5.5 deri në 6 milionë euro plus bonuset, Perisic-it i cili ka oferta nga Bundesliga Interi i ka ofruar një marrëveshje të re 2-vjeçare me një pagë disi më të ulët se 4.5 milionë eurot që përfiton aktualisht, por vetë Perisic i cili në shkurt mbush 33-vjeç, synon një marrëveshje të re 3-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, gjithsesi shanset për rinovimin ekzistojnë dhe gjasat janë që Perisic i cili po bën paraqitje të shkëlqyera me Inzaghin në këtë sezon të vazhdojë të qëndrojë te zikaltrit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency