Ligue 1

“Kushëriri” i Al-Khelaifit “zyrtarizon” marrëveshjen me Zidane

Çdo ditë që kalon, Zinedine Zidane duket më afër bashkimit me PSG-në. Prestigjiozja franceze “Le Parisien” raportoi të enjten se negociatat mes palëve po përparonin, ndërsa pak orë më parë, kushëriri i supozuar i pronarit të PSG-së përdori sërish Twitter-in (siç veproi me Messin apo Mbappenë) për të thënë të tijën. Sipas Khalifah Bin Hamad Al-Thani, marrëveshja me Zidane është mbyllur.

“Marrëveshja është arritur, do të zyrtarizohet së shpejti. Mirësevini Zezo!”, shkruan “kushëriri” i Al-Khelaifit në një postim në Twitter, për të vazhduar më pas me një postim të dytë, ku ka treguar një foto të Zidane të shoqëruar me një “Natën e mirë”!.

Të shumtë janë ata që sigurojnë se ky kushëri apo vëlla i supozuar nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues, por e vërteta është se verën e kaluar ai “i ra në kokë”, kur njoftoi nënshkrimin e PSG-së me Lionel Messit apo kur dha detaje se çfarë po ndodhte mes Mbappesë dhe Realit të Madridit.

https://twitter.com/khm_althani/status/1464028990050611204?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1464028990050611204%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.mundodeportivo.com%2Ffutbol%2Fligue-1%2F20211126%2F1001717766%2Fzidane.html

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency