VIDEO/ Rrebesh shiu në “Elbasan Arena”, ja sa tifozë priten në tribunë
Partizani pret Teutën në Elbasan Arena, teksa të dyja ekipet vijnë nga dy barazime dhe kërkojnë të rikthehen te pikët e plota për t’u ngjitur në klasifikim. Ndërkohë, pak minuta para startit të sfidës, interesi për sfidën e parë të fazës së dytë të Abissnet Superiore është i ulët dhe shkallët e stadiumit janë të boshatisura.
Sakaq, ka nisur edhe një rrebesh shiu me lojtarët që kanë dalë në fushë për të kryer nxehjen e zakonshme, megjithatë në të tilla kushte, nëse intensiteti i shiut mban të njëjtin ritëm atëherë rrezikon edhe mbarëvajtjen normale të sfidës.



