Drejtori i ri sportiv, “ish”-i Interit rikthehet në Serie A
Genoa ka ndryshuar president, trajner dhe drejtor sportiv. Klubi më i vjetër italian ka kaluar në pronësi të fondit të kapitalit privat amerikan “Holding 777 Partners”, teksa Alberto Zangrillo është përzgjedhur presidenti i ri i klubit ligur.
Në stol u arrit akordi me Andriy Shevchenkon, i cili debutoi në humbjen 0-2 ndaj Romës së Jose Mourinhos. Tani po synohet një drejtor sportive me eksperiencë dhe i përzgjedhuri i Genoas është Ëalter Sabatini.
Sky Sport raporton se pasi kanë studiuar emra të ndryshëm, drejtuesit e klubit italian kanë zgjedhur 66-vjeçarin, i cili provoi edhe një aventurë si drejtor teknik tek Interi katër vite më parë.



