6 raste të tjera pozitive, pandemia “pushton” nënkampionët e Gjermanisë
Moment i vështirë për Leipzigun. Nënkampionët e Gjermanisë janë “pushtuar” nga pandemia e koronavirusit përpara ndeshjes së fundjavës me Bayer Leverkusen në kampionat.
Tre raste pozitive me Covid-19 u regjistruan në fillim të javës, teksa sot numri i të prekurve ka shkuar në 9.
Trajneri Jesse March, portiere Peter Gulacsi dhe një pjesëtar i stafit teknik, rezultuan pozitivë përpara takimit në Champions League kundër Club Brugge (Leipzig fitoi 0-5 në Belgjikë).
Sot janë kryer tamponët e radhës dhe pozitivë me Covid-19 kanë dalë mbrojtësi Ëilli Orban, sulmuesit Yussuf Poulsen dhe Hugo Novoa, trajneri i portierëve Frederik Gosling.
Por edhe mbrojtësi Mohamed Simakan e një tjetër pjesëtar i stafik teknik. Këta dy të fundit nuk ishin pjesë e ekipit në transfertën belge.
Alle 6 haben sich in Quarantäne begeben; bei den weiteren 55 getesteten Personen waren die PCR-Tests negativ.
Jesse #Marsch, Péter #Gulácsi & ein Mitarbeiter des Betreuerteams befinden sich nach ihren positiven Tests weiterhin in häuslicher Quarantäne ➡️ https://t.co/PyRBv5fpt3 pic.twitter.com/TD0LHPzkia— RB Leipzig (@RBLeipzig) November 26, 2021



