Kategoria Superiore

Humbja me Partizanin kushton shtrenjtë, Martini njofton vendimin e rëndësishëm

Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës. Shkodrani mori drejtimin e ekipit durrsak dhjetorin e vitit 2019, duke ia dalë të fitojë titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën si timonier i ekipit bregdetar.

Humbja e sotme 2-1 ndaj Partizanit, nuk është pritur mirë nga ish-sulmuesi i njohur, i cili ka lajmëruar largimin nga drejtimi i kampionëve në fuqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sot mbas humbjes me Partizanin duke marrë të gjithë përgjithësitë mbi vete dhe duke parë ecurinë jo të mirë në këto jave i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time.Duke e falënderu pa fund presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe besimin që më dha jam dhe do i jem mirënjohës për gjithë jetën time.

Falënderoj pa fund të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar këto 2 vjet për kënaqësinë që më kanë dhënë për trofete që kemi fituar së bashku këto 2 vite. U them që jeni një pjesë e rëndësishme e jetës time sportive.

Falënderoj shefin e klubit Enid Furxhi, Drejtorin teknik Renato Arapi, kolegët e mi Bledar Rizvani dhe Bledar Hodo, dhe padyshim atë që rri gjithmonë pas kuintave, por që është një ndër kryesorët në sukseset tona: Eduard Salillari, duke falënderu pa masë edhe tifozat Durrsakë, që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ju uroj të gjithë të mirat e kësaj bote. Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim, dhe nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa i thënë lojtarëve të mi që ashtu si ia dolëm vjet mund t’ia dilni edhe sivjet, se ju jeni kampiona, mos e harroni këtë. Me shumë respekt, EDI MARTINI“, shkruan trajneri 46-vjeçar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency