E shtunë e pasur me sfida në Supersport, spikasin Villareal-Barça dhe Liverpool-Southampton
E shtunë magjike në ekranin e Supersport me sfida spektakolare nga kampionatet më të rëndësishme europiane. Vëmendjen më të madhe e tërheq dueli i mbrëmjes në La Liga ai për javën e 15-të mes Villareal dhe Barcelonës, dy skuadra që vinë pas rezultateve jo të mira në Champions ku rrezikojnë eliminimin dhe që në kampionat për momentin janë jashtë objektivave. Villareal aktualisht ndodhet në vendin e 12-të me 16 pikë ndërsa Barcelona në vendin e 7-të me 20 pikë. Nga La Liga këtë të shtunë do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën mes Valencias dhe surprizës Rayo Vallecano një sfidë pa favoritë.
Në Premier League, Liverpooli i Jurgen Klopp pret në orën 16:00 në Anfield Road Southampton në një ndeshje ku vendasit janë favoritë ndërkohë që mund të ketë minuta edhe për Armando Brojën. Po nga kampionati anglez në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidat Brighton-Leeds Utd dhe Norëich-Ëolves. Në Gjermani Bayerni ka një ndeshje të lehtë në letër për t’u rikthyer te fitorja pasi pret në Allianz Arena Arminia Bielefeld ndërkohë që Ëolfsburg-Dortmund është një sfidë delikate për të dyja ekipet me verdhezinjtë që duhet të djerësinë shumë për të marrë tre pikët. Nga kampionati francez në Supersport do të transmetohet dueli i mbrëmjes ai mes Nice dhe Metz.



