Lajme

Dinamo detyrohet të luajë jashtë kryeqytetit, klubi ka një surprizë për tifozët

Do të duhej të luante në një nga impiantet e kryeqytetit, mirëpo ditën e nesërme, sfidën ndaj Kastriotit, Dinamo është e detyruar ta zhvillojë në Elbasan Arena. Kjo sepse stadiumi Selman Stermasi është në një gjendje të keqe, ndërsa Air Albania ka nevojë për një mirëmbajtje të fushës duke qenë se në ditët e fundit ka pasur shumë aktivitet.

Në këtë formë, më të penalizuarit janë tifozët e bluve të cilët do të duhet të udhëtojnë për të ndjekur ekipin e zemrës. Gjithsesi, në këtë aspekt, klubi i Dinamos ka menduar t’i qëndrojë pranë tifozëve dhe nëpërmjet një njoftimi të fundit në faqen zyrtare në Facebook, kanë bërë të ditur se tifozëve do t’i garantojnë transportin.

Duke parë edhe rezultatet, ku ekipit i mungojnë pikët e plota prej tre ndeshjesh, atëherë prezenca e tifozëve duket e domosdoshme për të kaluar momentin e vështirë.

Njoftimi i Dinamos: 

FK Dinamo ka kënaqësinë t’iu komunikojë se për ndeshjen e ditës së nesërme ka vendosur transport drejt qytetit të Elbasanit për të gjithë tifozët dinamovitë që do të jenë në përkrahje të skuadrës Blu!
Nisja do të bëhet nga stadiumi “‘Selman Stermasi” në orën 11:30.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency