Kategoria Superiore

Shehi: Ndaj skuadrave mbrojtëse është e vështirë, por dominuam ndeshjen

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi shmangu polemikat me Memellin pas barazimit pa gola ndaj Skënderbeut, megjithatë deklaroi se bardheblutë ishin dominues ndaj një kundërshtari që u mbrojt me shumë lojtarë.

Ai nuk bëri alarm për ndeshjen e dytë radhazi pa fitore, megjithatë evidentoi problemet me dëmtimet dhe shpjegoi situatën e sulmuesit anglez Michael Ngo’o.

“Nuk dua të merrem me deklaratat se çfarë thonë të tjerët, por mendoj se ne kemi qenë gjithmonë dominues. Megjithatë ndaj një skuadre që rri gjithë kohës në mbrojtje dhe del në kundërsulm, është e vështirë. Ata qëndruan me të gjithë forcat te 16-shja, ndaj nuk mund të presim të krijojmë 20 raste. Duhej të ishim më të qetë te pasimi i fundit e ato pak raste që krijuam.

Nuk ka ndryshuar asgjë te Tirana, por na janë shtuar mungesat. Na mungojnë Xhixha e Behiratce, ndërsa Totre luajti në pjesën e dytë, pasi kishte probleme. Megjithatë të mos harrojmë se jemi në krye dhe kemi marrë shumë pikë, pavarësisht se ne duam t’i fitojmë të gjitha.

Nuk na vë në vështirësi prania e Ngo’o në fushë, pasi Covidi i la shenjë, por po vjen në rritje nga ndeshja në ndeshje. E mbajtëm deri në fund, pasi e dimë që është më i rrezikshmi në luftën në ajër. Ne kemi luajtur edhe me të, edhe pa të, madje edhe kemi fituar me të në fushë apo pa të, ndaj nuk mendoj se është problem.

Në derbin e Kupës rrezikuam me Xhixhën dhe nuk donim të bëjmë të njëjtën gjë me Totre, ndaj sot e lamë në stol, për ta futur vetëm në pjesën e dytë. Mund të bënim më mirë, por në fund u treguam disi të nxituar dhe humbëm logjikën e lojës

Kur mbaron ndeshja ka gjithmonë vend për përmirësime, por sot na mungonte edhe një titullar si Xhixha. Një barazim këtu qëndron, pasi ishte një ndeshje ku një episod mund të vendoste gjithçka”, deklaroi Shehi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency