Serie A

Juventusi në krizë, Allegri mendon ndryshe: Komplimente djemve!

Juventusi doli pa pikë nga ndeshja shtëpiake me Atalantën, që fitoi 0-1 falë realizimit të Duvan Zapatës, i cili ktheu në gol asistin e marrë nga Berat Gjimshiti.

Humbja e pestë në 14 javë kampionat për Juventusin, që po kalon një moment aspak të mirë dhe skuadra bardhezi është shumë larg pritshmërive të tifozëve.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri surprizoi me komentin e bërë pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Atalanta gjuajti pak në portën tonë. Ata bënë vetëm një goditje dhe shënuan.

Kemi pak ankth në këtë periudhë, po nxitohemi, por djemtë po japin maksimumin dhe meritojnë komplimente”, deklaroi Allegri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency