Metz racional, i shkakton humbje Nices në shtëpi
Në “Allianz Riviera” u regjistrua rsurpriza e javës së 15-të në Ligue 1, me Nice që u mund në shtëpi nga Metz i vendit të fundit. Në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra e Nice, në fund ata që gëzuan ishin të besuarit e teknikut Antonetti.
Në pjesën e parë Metz u tregua maksimalisht i saktë, teksa falë të vetmes goditje në kuadrat arriti që të shënonte. De Preville shërbeu saktë për Centonze, i cili arriti që të mposhte portierin vendas.
Të befasuar vendasit në pjesën e dytë kishin iniciativëen, por u treguan të pafuqishëm duke mos e goditur asnjëherë portën e Metz në 45 minutat e dyta.
Në fund 3 pikë shumë të vlefshme për Metz që shkon në kuotën e 12 pikëve, po aq sa dhe St Etienne, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Ndërsa në anën tjetër Nice rrezikon të humbasë vendin e dytë, duke mbetur në kuotën e 26 pikëve.



