Kategoria Superiore

VIDEO/ Kukësi nuk gabon, Basa-Milunovic e afrojnë më shumë me kreun

Kukësi triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Egnatias dhe rihap plotësisht garën për titullin, pasi tani e sheh veten vetëm një pikë larg Tiranës kryesuese, Ashtu si ndaj bardhebluve një javë më parë, edhe këtë herë verilindorët ia dolën të shënojnë dy gola dhe autorët e tyre ishin sërish Milunovic e Basa.

Trajneri Longo i besoi të njëjtin formacion që aktivizoi edhe ndaj Tiranës një javë më parë dhe pas një pjese të parë pa gola, Kukësi ia doli të shënojë dy herë në 45-mintëshin e dytë dhe të marrë tre pikët.

Nga ana tjetër, Egnatia mbetet në kuotën e 11 pikëve dhe zbret në vendin e 8, pozicion që të çon në Play Off për mbijetesën.

Kukësi – Egnatia 2-0 Basa 53′, Milunovic 84′

Kronika e ndeshjes:

 – Përfundon sfida në Laç, me Kukësin që ia del të marrë tre pikët falë fitores 2-0.

84’ – Goooool. Milunovic shënon sërish në portën e Pujës dhe mbyll llogaritë e ndeshjes. Sulmuesi serb shërbehet saktë nga Shqiprim Taili dhe i vetëm me Pujën, e ka të lehtë të dërgojë topin për herë të dytë në rrjetë.

69′ – Gjuan fort Milunovic, por grushton portieri Puja i Egnatias…

53′ – Gooool. Zhbllokohet sfida dhe është tashmë i zakonshmi, Edi basa që shënon për Kukësin,. Sulmuesi anësor kroat lëshon një goditje nga brenda zonës dhe thyen Bruno Pujën, që vetëm sa e prek topin, por pa i ndërruar udhë.

51′ Gjuan Edi Basa, por reagon mirë portieri Puja…

 – Mbyllet pa gola pjesa e parë…

40′ – I pafat Luka Milunovic, sulmuesi i Kukësit provon nga distanca, por goditja e tij ndalet nga tranversa me portierin Puja që ishte i mposhtur në ato momente

16′ – Minuta të mira për Kukësin, këtë herë golit i afrohet Milunovic me sferën që kalon ngjitur me shtyllën pas një devijimi

12′ – Kukësi gjen golin me Basa, por aksioni bëhet i pavlefshëm, gjyqtari Myrtja akordon faull në sulm nga Puntus

10′ – Ndreca merr mirë krahun, harkon në zonë, por aty portieri Puja arrin te topi para sulmuesit Basa

1′ – Nis ndeshja në Laç, Kukësi përballet me Egnatian

Kukësi: Tafas, Domi, Lulaj, Hila, Ndreca, Pablo, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Basa, Puntus, Milunovic
Trajner: Diego Longo

Egnatia: Puja, Allmuça, Teqja, Krasniqi, Ymeralilaj, Çyrbja, Telushi, Krivanjeva, Iseni, Imeri, Jackson
Trajner: Gugash Magani

Arbitër: Indrit Myrtja
Asistentë 1: Ridigert Çokaj
Asistentë 2: Devis Korreshi

VAR: Eldorjan Hamiti
AVAR: Arbër Zalla

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency