“Isha i sigurt se do fitonim”, Longo: Pse arbitri nuk e pa golin në VAR?!
Tjetër fitore për Kukësin dhe kreu i Superiores është vetëm një pikë larg. Skuadra verilindore mposhti 2-0 Egnatian në Laç dhe siguroi suksesin e dytë radhazi shtëpiak pas atij kundër Tiranës kryesuese.
Trajneri i Kukësit, Diego Longo analizoi triumfin e djemve të tij në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport.
“Unë gjithmonë aktivizoj lojtarët më të mirë në fushë, gjithmonë vendos në lojë ata që janë gati. Është hera e parë për mua në Shqipëri, isha i sigurt që do e fitoja ndeshjen, POR nuk jam i sigurt nëse ishte fitorja më e bukur këtë sezon.
Goli i anuluar? Nuk do të gjykoj arbitrat, ai mund ta lejonte lojën dhe ta shihte me VAR, prandaj është VAR-i në funksion. Duhet ta vazhdonte lojën. Edhe në Kupë ne fituam 2-0, vetëm se këtu luajtëm futboll dhe vetëm futboll”, deklaroi trajneri italian.



