Futboll

Shkupi kryesues nuk pyet për Strugën, super Adetunji! Shkëndija fiton dhe ngjitet e treta

Fitojnë Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Bardhekaltrit morën tre pikët e radhës pas suksesit 4-0 kundër Strugës që rezistoi mirë vetëm në pjesën e parë, për t’u shkërmoqur në fraksionin e dytë.

Sunday Adetunji përjetoi një fundjavë fantastike. Sulmuesi nigerian realizoi tri gola brenda 15 minutave, teksa pati festë edhe për Kire Markoskin. Fitorja me “poker” mban Shkupin në krye të kampionatit me 35 pikë, katër më shumë se Akademija Pandev.

Shkëndija fitoi 1-2 në fushën e Makedonija GP dhe është ngjitur në vendin e tretë me 27 pikë. Sidrit Guri kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të, teksa Misevski la vendasit me dhjetë lojtarë në minutën e 25-të.

Adenis Shala dyfishoi rezultatin për ekipin mik (77’), ndërsa goli i Camara u shërbeu vendasve vetëm për statistikë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për kampionët në fuqi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency